Shpella e Dajçit

Has, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ndodhet rreth 10 km në lindje të Krumës. Gjendet në lagjen Dajç të fshatit Mujaj. Ka qenë e banuar qysh në epokën e bronzit, hekurit dhe deri në antikitetin e hershëm. Këtë e dëshmojnë objektet e zbuluara në shpellë si: shpata, thika, qeramika. Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S)rreth 10km në lindje të Krumës.Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj Eshte nje shpell shume kararkterisite ne lloin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojen se Kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme. Ne ket shpell jan ber kerkime ne vitin 1985 -1987 nga arkiologu Muhamet Bela dhe sipas kerkimve kjo shpelle eshte e banuar qe ne epoken e bronzit hekurit e deri ne antiken e hershme. Gjat kerkimeve te ketyre vitve jan zbuluar shpata thika dhe lloje te ndryshme qeramikash. Si kjo shpell e ngjashme esht dhe nje ne Qytezen e Dajcit dhe quhet shpella me oborr per te cilen nuk esht folur dhe kontrolluar asnjeher dhe ne afersi te ksaj lagje te fushat e robit ndodhen disa tuma te pa kontrollua.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Vaskat e gurit ne Theth

Vaskat e gurit ne Theth Tropoj Albania

Përshkrimi i biznesit:

Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.

 

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Mali i Gjalicës

Mali i Gjalicës Kukës

Përshkrimi i biznesit:

Gjalica është një mal që në të gjithë gjatësinë e perimetrit të shtrirjes së tij përvec Pllajës së Shishtavecit ëshë I ndërthurur prej ujërash rrjedhëse.

 Me malin e Koritnikut ndahet nga Gryka e Vanave e cila shtrihet midis kroit të Mollës në Përbreg në veri-perëndim dhe Përroit të Beles në jug-lindje nëpër të cilën rrjedh Luma (Degë e Drinit të Bardhë në jug-lindje të Kukësit I cili buron nga mali I Kallabakut) ndërsa me malin e Kollovozit ndahet nga Reka e Topojanit që është njëra nga dy degët e Lumës. Në jug-lindje të Topojanit fillon të lëvizë Përroi I Kacës, degë e lumit të Tërshenës (lum alpin terrencial, me pak ujë që buron nga mali I Tejës) rrjedha e poshtme e të cilit, midis tokave te fshatrave Bicaj, Nangë, dhe Bushat emërtohet Sheja e Bicajt që derdhet në Drinin e Zi. (Emri I këtij lumi është I lidhur me fitoren e malësorëve lumjanë kundër pushtuesve serbë në vitin 1912). Brenda territorit të Gjalicës ndodhet edhe Këneta e Shtiqënit, pellg uji prej disa ha. I thellë 2.5 m, në perëndim të Gjalicës në anën e djathtë të rrugës së vjetër automobilistike në Gostil-Bicaj, buzë bregut lindor të liqenit të Fierzës. Në malin e Gjalicës gjenden dhjtëra burime ujore si kroje e gurra. Mes tyre mund të përmendim “Kroin Tanzot” dhe “Kroin e Kishes” të cilët ndodhen shumë afër malit të Gjalicës.

Orari:

24-14

Informacion shtesë:

Liqeni të Fierzes. Kukës

Liqeni të Fierzes. Kukës

Përshkrimi i biznesit:

Kukësi paraqet mundësi reale për zhvillimin e turizmit, për kushtet e përshtatshme natyrore dhe peisazhin e bukur të natyrës, ashtu edhe për pasuritë kulturore dhe historike.

Ky lloj turizmi ka mundësi të zhvillohet falë pasurive të shumta natyrore dhe kulturore që përmbajnë zonat rurale, ku janë të ruajtura dhe mbajtura gjallë traditat, zakonet, ritet etj. Zonat tipike ku mund të zhvillohet turizmi rual janë zona e Shishtavecit, Bicajt, liqenit të Fierzes. Bashkë me zhvillimin e turizmit rural del në pah dhe turizmi gastronomik, i cili është elementi që prek nga afër zonën në të cilën spikatin gatimet tradicionale të rajonit si: peshku i liqenit Luçipern, raki shtëpie të prodhuar nga rrushi ose kumbulla, boza e famshme, djathi i bardhë i deleve (Çajës), kos i famshëm i Kroit të Kuq, mjalti i gështenjave, mish i tharë, i pjekur, flia, petë misri, pite (byrek),etj.

Informacion shtesë: