Valbona

Valbona Tropoje Albania
guida

Përshkrimi i biznesit:

Emri i madh i Valbonës, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati i vendosur në një grykë gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit. Fshati kaq i njohur i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve, që sot ndodhet në Malin e Zi. Plaku 78 vjeçar, Muhamet Selimi, tregon se rrënjët e fshatit kanë moshë të paktën mbi 400 vjeçare. Në atë kohë, në këtë grykë kishin stanet verore për blegtorinë banorët e këtij fshati. Një nip i tyre (nga vajza) që kishte mbetur jetim në moshën 4 muajshe, pasi u rrit e u martua, kërkoi të qëndronte të paktën me qera në stanet e verimit edhe gjatë dimrit. Pse kështu? Sepse sipas Kanunit (edhe sot e kësaj dite) nipi (nga vajza, bijë e fshatit) nuk ka hise në fshat, pasi hise mund të ketë vetëm nipi në linjën mashkullore. Por, duke qëndruar për disa vite aty, nipit i lindën edhe fëmijë, ata u rritën e u martuan, aq sa kjo familje u shumua, pinjollët e saj nuk pranuan të largohen më, problemi shkoi deri në gjyq. Nipi që ishte lënë nga fshati të banonte në stane, që edhe t’i ruante, kishte vdekur. Gjyqtarët e kohës për zgjidhjen e problemit kërkuan të shkonin në Valbonë e sipas ligjeve të kohës nëse oxhaqet e shtëpive nxirrnin tym, toka u takonte atyre. Në të kundërt i takonte Vuthajve. Në gjyq (nuk dihet se kush i mësoi valbonasit (më saktë paraardhësit e fisit të Selimajve të sotëm), por kur gjyqtarët shkuan panë se çdo shtëpi nxirrte tym, kjo i detyroi të jepnin verdiktin, se toka u takonte atyre. Kjo ka ndodhur rreth 300 vjet më parë. Kështu lindi fshati i Valbonës.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kisha e “Shën Kollit”

Tropojë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kisha e Perhondise (Pendarhondia-s) eshte e sh. XI, dmth ndertuar rreth v. 1050, pra, me e vjetra nga ato qe jane ne kembe ne vendin tone, rindertuar mbi themelet e nj kishe paleokristiane (dmth te krishterimit te hershem, me gjase te sh. VI te eres sone) dhe paraqet veçori interesante arkitektonike, me gershetim te elementeve gotike dhe bizantine. Ajo u studjua nga ing. arkitekti, Prof. Aleksander Meksi, dhe u restaurua me kujdes, si monument i rendesishem kulture. Kisha mban emrin e Shen Nikolles dhe dikur gjendej brenda manastirit me te njejtin emer, qe, – sipas disa sondazheve te kufizuara, qe mundem te benim, duket te ishte djegur ne sh. XVI per arsye qe te panjohura e qe mbetet te hulumtohen. Sipas nje dokumenti, hartuar ne ket e manastir ne nentor 1399, del se Manastiri kishte dhe nje biblioteke te pasur e luksoze. Ky dokument, i kumtuar nga K. Papadhopulos, me 1884, ne Odese, ne Kogresin e VI Arkeologjik, qe hartuar ketu nga nga nje fare Danieli, prifti jeromonak dhe igumen i manastirit, ne prani te princ Teodor Muzakes III-te (Muzaka i dyte pat luftuar heroikisht dhe qe vrare ne betejen e Kosoves, 10 vjete me pare, pra me 1389), dhe te nje numuri autoritetesh fetare te larta te principates. Behet fjale per nje inventar te pasur dhe interesant sendesh e librash me vlere, qe do te çoheshi dhe siguroheshin ne kalane e Beligradit (Beratit), ne Manastirin e Shengjergjit, nga frika e dyndjes se afert te turqeve.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Bjeshkët e Krumës

Kuçovë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Bjeshkët e Krumës ofrojnë peizazhe të bukura dhe destinacion relaksi, destinacione pelegrinazhi, shpella objekte natyrore dhe arkeologjike , ngjitje alpiniste në majën e qytezës që është vendi më i njohur turistik. Ngjitja bëhet nga Cahani. Ndodhet në rrëzë të Pashtrikut, ne veri-perëndim të malit e Bjeshka Krumës (Malin e Kruma), nga e cila vjen një burim të madh të ujit nëntokësor quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë, duke shërbyer popullatës vendore për nevojave për ujë të freskët. Nga ky burim në fund të malit, fillon lumi Kruma me ujërat të qarta dhe të freskëta, i cili shkon në drejtim të perëndimit, dhe, mbledhjen me degëve të tjera dhe duke u bërë më të madh, kthesa pak në të majtë si një hark dhe të bashkohet me Drinin. Ato shquhen shumë për blegtorinë si dhi, dele etj. ku si çdo vit organizohen panairi “Dhia Hasit” në Bjeshkët e Krumës.

 

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Shpella e Dajçit

Has, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ndodhet rreth 10 km në lindje të Krumës. Gjendet në lagjen Dajç të fshatit Mujaj. Ka qenë e banuar qysh në epokën e bronzit, hekurit dhe deri në antikitetin e hershëm. Këtë e dëshmojnë objektet e zbuluara në shpellë si: shpata, thika, qeramika. Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S)rreth 10km në lindje të Krumës.Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj Eshte nje shpell shume kararkterisite ne lloin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojen se Kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme. Ne ket shpell jan ber kerkime ne vitin 1985 -1987 nga arkiologu Muhamet Bela dhe sipas kerkimve kjo shpelle eshte e banuar qe ne epoken e bronzit hekurit e deri ne antiken e hershme. Gjat kerkimeve te ketyre vitve jan zbuluar shpata thika dhe lloje te ndryshme qeramikash. Si kjo shpell e ngjashme esht dhe nje ne Qytezen e Dajcit dhe quhet shpella me oborr per te cilen nuk esht folur dhe kontrolluar asnjeher dhe ne afersi te ksaj lagje te fushat e robit ndodhen disa tuma te pa kontrollua.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Vaskat e gurit ne Theth

Vaskat e gurit ne Theth Tropoj Albania

Përshkrimi i biznesit:

Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.

 

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Mali i Gjalicës

Mali i Gjalicës Kukës

Përshkrimi i biznesit:

Gjalica është një mal që në të gjithë gjatësinë e perimetrit të shtrirjes së tij përvec Pllajës së Shishtavecit ëshë I ndërthurur prej ujërash rrjedhëse.

 Me malin e Koritnikut ndahet nga Gryka e Vanave e cila shtrihet midis kroit të Mollës në Përbreg në veri-perëndim dhe Përroit të Beles në jug-lindje nëpër të cilën rrjedh Luma (Degë e Drinit të Bardhë në jug-lindje të Kukësit I cili buron nga mali I Kallabakut) ndërsa me malin e Kollovozit ndahet nga Reka e Topojanit që është njëra nga dy degët e Lumës. Në jug-lindje të Topojanit fillon të lëvizë Përroi I Kacës, degë e lumit të Tërshenës (lum alpin terrencial, me pak ujë që buron nga mali I Tejës) rrjedha e poshtme e të cilit, midis tokave te fshatrave Bicaj, Nangë, dhe Bushat emërtohet Sheja e Bicajt që derdhet në Drinin e Zi. (Emri I këtij lumi është I lidhur me fitoren e malësorëve lumjanë kundër pushtuesve serbë në vitin 1912). Brenda territorit të Gjalicës ndodhet edhe Këneta e Shtiqënit, pellg uji prej disa ha. I thellë 2.5 m, në perëndim të Gjalicës në anën e djathtë të rrugës së vjetër automobilistike në Gostil-Bicaj, buzë bregut lindor të liqenit të Fierzës. Në malin e Gjalicës gjenden dhjtëra burime ujore si kroje e gurra. Mes tyre mund të përmendim “Kroin Tanzot” dhe “Kroin e Kishes” të cilët ndodhen shumë afër malit të Gjalicës.

Orari:

24-14

Informacion shtesë:

Shishtavec Kukesi

Shishtavec Kukesi

Përshkrimi i biznesit:

Per tu njohur dhe per te mesuar me shume rreth fshatit Shishtavec,per zakonet dhe traditat,per vlerat kullturore,bukurite natyrore dhe gjithcka ndodh ne kohe reale,meso ne Faqen Fshati Shishtavec

Mission: Per te shfaqur mrekullit natyrore qe Shishtavec ka, traditat dhe historin, nje pasqyre per te gjithe ku mund te kalojn kohen duke pare pejsazhet, video, informacione per ket zone turistike. Mision eshte te pasqyrojm Shishtavecin per ato qe se kan zbuluar akoma dhe per ato qe e din. Kjo faqe eshte enkas per argetim e per te freskuar here pas here vlerat e tradites se fshatit Shishtavec,qe eshte pjese e rrethit te Kukesit,fshat i bukurive dimerore me pistat e mrekullueshme te skive ,aty ku zhvillohen garat kombetare te ketij sporti te bukur e plot emocione.Gjelberimit te pranveres dhe veres si edhe vjeshta e mrekullueshme me pamjen e saj perrallore e shume ngjyreshe,fshati i traditave te medha,aty ku dasmat shenojn nje ngjarje si nje fesival i madhe etj. Tju sjellim me afere natyres kristale.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Liqeni të Fierzes. Kukës

Liqeni të Fierzes. Kukës

Përshkrimi i biznesit:

Kukësi paraqet mundësi reale për zhvillimin e turizmit, për kushtet e përshtatshme natyrore dhe peisazhin e bukur të natyrës, ashtu edhe për pasuritë kulturore dhe historike.

Ky lloj turizmi ka mundësi të zhvillohet falë pasurive të shumta natyrore dhe kulturore që përmbajnë zonat rurale, ku janë të ruajtura dhe mbajtura gjallë traditat, zakonet, ritet etj. Zonat tipike ku mund të zhvillohet turizmi rual janë zona e Shishtavecit, Bicajt, liqenit të Fierzes. Bashkë me zhvillimin e turizmit rural del në pah dhe turizmi gastronomik, i cili është elementi që prek nga afër zonën në të cilën spikatin gatimet tradicionale të rajonit si: peshku i liqenit Luçipern, raki shtëpie të prodhuar nga rrushi ose kumbulla, boza e famshme, djathi i bardhë i deleve (Çajës), kos i famshëm i Kroit të Kuq, mjalti i gështenjave, mish i tharë, i pjekur, flia, petë misri, pite (byrek),etj.

Informacion shtesë:

Malet e Hasit Pashtriku 

Malet e Hasit Pashtriku 

Përshkrimi i biznesit:

Pashtriku me Malet e Hasit janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë. Vendbanimi më i afërt është fshati Gjonaj.

Këto male shtrihen në mes të luginës së Drinit e Valbonës në Shqipëri dhe luginës së Erenikut e Drinit në Dukagjin.

Këto male janë më të ulëta, në to gjenden dy qafa: Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit dhe përfundojnë me Malin e Pashtrikut me 1988 metra lartësi i cili është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqsor.

Këtë grup malesh e përbëjnë pos Pashtrikut edhe Mali i Kunorës, Mali i Zanit, Mali i Plumbit dhe Mali i Zinit.

Orari:

24-24

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Lugina e Shalës Tropojë

Lugina e Shalës Tropojë

Përshkrimi i biznesit:

Vargu në lindje të luginës së Shalës, i veshur me pyje, që ndan Shkodrën me Tropojën, fillon në jug me malin e Tplanës (1500m) e që vijon me majën e Agrit (mbi 1600). Midis tyre kalon qafa e Agrit, që shërben për të lidhur luginën e Shalës me luginën e Currajt. Më në veri kemi majat e Ereshelit (2000m) , mali I Kakinjës (2400m), i Drenit dhe Lugu i Plishit i cili lidhet me Jezercën.

Lugina e Currajt gjendet në lindje të këtij vargu, një luginë e gjerë në anët e së cilës shtrihen pyje të dendura gështenjash dhe një botë shtazore mjaft e pasur. Përsëri në lindje të kësaj lugine ngrihet një bllok malesh të larta, në drejtimin jug-veri, që ndajnë lumenjtë Curraj e Valbonë. Zona ka shumë dukuri karstike (shpella) dhe veprimtari akullnajore (liqenet e cirqet e Shtyllës, e Ponarëve). Vargu fillon me malin e Mërturit (1750m) vijon me malin e Shyllës dhe majën e Rinisë (1560m) në malin e Hekurave. Blloku mbyllet me malin Gryka e Hapët që lidhet me Jezercën në Qafën e Valbonës

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: