Lugina e Shalës Tropojë

Lugina e Shalës Tropojë

Përshkrimi i biznesit:

Vargu në lindje të luginës së Shalës, i veshur me pyje, që ndan Shkodrën me Tropojën, fillon në jug me malin e Tplanës (1500m) e që vijon me majën e Agrit (mbi 1600). Midis tyre kalon qafa e Agrit, që shërben për të lidhur luginën e Shalës me luginën e Currajt. Më në veri kemi majat e Ereshelit (2000m) , mali I Kakinjës (2400m), i Drenit dhe Lugu i Plishit i cili lidhet me Jezercën.

Lugina e Currajt gjendet në lindje të këtij vargu, një luginë e gjerë në anët e së cilës shtrihen pyje të dendura gështenjash dhe një botë shtazore mjaft e pasur. Përsëri në lindje të kësaj lugine ngrihet një bllok malesh të larta, në drejtimin jug-veri, që ndajnë lumenjtë Curraj e Valbonë. Zona ka shumë dukuri karstike (shpella) dhe veprimtari akullnajore (liqenet e cirqet e Shtyllës, e Ponarëve). Vargu fillon me malin e Mërturit (1750m) vijon me malin e Shyllës dhe majën e Rinisë (1560m) në malin e Hekurave. Blloku mbyllet me malin Gryka e Hapët që lidhet me Jezercën në Qafën e Valbonës

Share
  • 6
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
    6
    Shares

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: