Mali i Gjalicës

Mali i Gjalicës Kukës

Përshkrimi i biznesit:

Gjalica është një mal që në të gjithë gjatësinë e perimetrit të shtrirjes së tij përvec Pllajës së Shishtavecit ëshë I ndërthurur prej ujërash rrjedhëse.

 Me malin e Koritnikut ndahet nga Gryka e Vanave e cila shtrihet midis kroit të Mollës në Përbreg në veri-perëndim dhe Përroit të Beles në jug-lindje nëpër të cilën rrjedh Luma (Degë e Drinit të Bardhë në jug-lindje të Kukësit I cili buron nga mali I Kallabakut) ndërsa me malin e Kollovozit ndahet nga Reka e Topojanit që është njëra nga dy degët e Lumës. Në jug-lindje të Topojanit fillon të lëvizë Përroi I Kacës, degë e lumit të Tërshenës (lum alpin terrencial, me pak ujë që buron nga mali I Tejës) rrjedha e poshtme e të cilit, midis tokave te fshatrave Bicaj, Nangë, dhe Bushat emërtohet Sheja e Bicajt që derdhet në Drinin e Zi. (Emri I këtij lumi është I lidhur me fitoren e malësorëve lumjanë kundër pushtuesve serbë në vitin 1912). Brenda territorit të Gjalicës ndodhet edhe Këneta e Shtiqënit, pellg uji prej disa ha. I thellë 2.5 m, në perëndim të Gjalicës në anën e djathtë të rrugës së vjetër automobilistike në Gostil-Bicaj, buzë bregut lindor të liqenit të Fierzës. Në malin e Gjalicës gjenden dhjtëra burime ujore si kroje e gurra. Mes tyre mund të përmendim “Kroin Tanzot” dhe “Kroin e Kishes” të cilët ndodhen shumë afër malit të Gjalicës.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Orari:

24-14

Informacion shtesë: